Vlora “pushtohet” nga tymi, as shiu nuk e fiku zjarrin në fushën e mbetjeve

Vlora

Vlora “pushtohet” nga tymi, as shiu nuk e fiku zjarrin në fushën e mbetjeve

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 12:37
Foto nga vendi i ngjarjes

Edhe këtë të mërkurë, situata në fushën e mbetjeve në Vlorë ka qenë në kufijtë e alarmantes.

Për të tretën javë me radhë, nga mbeturinat vijon të çlirohet tym, duke rrezikuar seriozisht jetën e banorëve të zonës.

Pavarësisht reshjeve të dendura të shiut të një nate më parë, situata vijon të mbetet po e njëjtë.

Sipas ekspertëve të mjedisit sa më shumë të vijojë kjo gjendje aq më shumë do të të rritet rreziku për shëndetin e banorëve.

Tymi tashmë është shpërndarë dhe në lagjet e tjera të qytetit bregdetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat