Përdhunimi i 26-vjeçares në Vlorë, shoqëria civile protestë para gjykatës: Drejtësia të triumfojë

Vlora

Përdhunimi i 26-vjeçares në Vlorë, shoqëria civile protestë para gjykatës: Drejtësia të triumfojë

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 12:24
Protesta

Përdhunimi i 26-vjeçare në Vlorë tronditi mbarë opinion publik. Ditën e sotme përfaqësues të shoqërisë civile kanë zhvilluar në protestë në Vlorë. Protesta është organizuar përpara Prokurorisë dhe gjykatës. Me pankartat në duar, qytetarët shprehen se përdhunuesit duhet të marrin dënimin maksimal dhe se drejtësia duhet të veprojë. Ata gjithashtu kanë theksuar se askush nuk duhet të heshtë, por të denoncojë rastet e rënda dhe se shoqëria civile është në mbrojtje të viktimës.

Kujtojmë se Gjykata e Vlorës vendosi masën “arrest me burg” për tre shtetasit e akuzuar për nxitje dhe përdorim të drogës dhe më pas përdhunimin e 26 vjeçares.

Dy prej tyre, Oltjon Tahiri dhe Albi Ceno janë arrestuar ndërsa në kërkim është shpallur Gentjano Mehmeti si edhe një shtetas tjetër. Siç u raportua më herët, të rinjtë janë shokë me njëri-tjetrin.

26-vjeçarja u gjet në rrugë nga policët, të cilët e dërguan në spital, ku qëndroi në reanimacion dhe në gjendje të rënduar psikologjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat