Kërcënuan me thikë pronarin e një tabakino, arrestohen dy të rinjtë

Vlora

Kërcënuan me thikë pronarin e një tabakino, arrestohen dy të rinjtë

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 10:58
Foto ilustrim

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim për vjedhje. Dy të rinjtë, 16 dhe 18 vjeç, i morën me forcë një shumë parash pronarit të një tabakinoje duke e kanosur me thikë.

Dy të arrestuarit rezultojnë me precedentë të mëparshëm penal për vjedhje.

Në kërkim është shpallur një 15 vjeçar. i cili ka pasur dijeni për këtë krim por nuk ka kallëzuar, dhe gjithashtu dyshohet si autor i vjedhjes së një shume parash në një market në Vlorë pak ditë më parë.

Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat