Xhudistja Distria Krasniqi (-48 kg) zbatoi detyrat me përpikëri të trajnerit Driton Kuka, duke shkëlqyer në çdo luftë. “Disi Impresive në Grand Prix në Antalya 2019. E artë dhe fiton 700 pikë olimpike.
Të gjitha fitoret me Ippon”, ka thënë Kuka. “IP KOS edhe zyrtarisht drejt Olimpiadës 2020 përkrah kampionen tonë olimpike!
Duke festuar të artën e Disit nga Antalya edhe një ngjarje e madhe për heroinen tonë Majlinden. Inspirimi e motivi i popullit tonë është patjetër kampionia botërore e olimpike. Pikërisht kjo është arsyeja që kompania e fuqishme IP KOS do jetë mbështetëse drejt sukseseve të reja!”, shkruan Kuka.