Majlinda zbulon sekretin e madh prapa suksesit: Unë stërvitem me meshkuj, jo me femra

Xhudo

Majlinda zbulon sekretin e madh prapa suksesit: Unë stërvitem me meshkuj, jo me femra

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 22:45
Majlinda Kelmendi

Majlinda Kelmendi ka rrëfyer sot sekretin prapa suksesit të madh të saj në Lojërat Evropiane.

Xhudistja ka zbuluar sot se për suksesin e saj në xhudo ka ndikuar stërvitjet që i bën me meshkuj.

“Unë stërvitem me meshkuj, jo me femra. Unë garoj me djem në stërvitje”, ka thënë Majlinda.

Ajo madje ka zbuluar një detaj kur ishte në rrezik jete për shkak të intenzitetit të lartë të stërvitjes.

“Unë isha tu vrapu me Akilin, derisa dëshiroja që ta kaloja, pasi ai ishte jo më shumë se 2 metra larg meje, për një moment mu ndal fryma, për shkak të intenzitetit të lartë. Ai ka qenë momenti që edhe Toni është frikësu më së shumti”, ka thënë kampionja e Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat