Grand Slam i Baku: Loriana Kuka kalon në çerekfinale

Xhudo

Grand Slam i Baku: Loriana Kuka kalon në çerekfinale

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 09:44
Loriana Kuka

Loriana Kuka po vazhdon me paraqitje të mira në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Xhudistja nga Kosova ka kaluar me sukses në çerekfinale në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Kuka në raundin e dytë e mundi xhudisten nga Guinea, Marie Branser.

Në çerekfinale, Loriana do të përballet me gjermanen, Anna Monta Olek.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat