Trajneri i xhudistes më të mirë në botë, Majlinda Kelmendi, Driton Kuka është rrëfyer rreth sakrificave të tij dhe të Majlindës për sukseset e arritura në arenën ndërkombëtare.
Majlinda ka fituar gjithçka çka mund të fitohet nga një xhudiste, dhe merita më e madhe për këtë i shkon Kukës.
“Këtu në Kosovë fjala histori është bë fjalë shumë e shpeshtë, gjithçka po quhet histori,” tha me modesti Kuka i ftuar në emisionin “Personale”.
“Por medalja e artë është vërtet histori. Të ndërtosh në Kosovë sportist kampion është vështirësi e madhe.
“Ndihem jashtëzakonisht i privilegjum që jam trajner i kampiones Olimpike. Po kam dëshirë shpesh ta potencoj se vula e Pavarësisë së Kosovës është pikërisht Majlinda.”