Trajneri i xhudos, Driton Kuka ka uruar Distria Krasniqin e Nora Gjakovën për medaljet e fituara në Grand Prix të Budapestit.
Krasniqi e Gjakova u stolisën sot me medalje të argjendta.
Ndërkohë, Majlinda Kelmendi u mposht në gjysmëfinale.
Kuka u shpreh se Majlinda tregoi se edhe ajo është qenie njerëzore e jo robot.
Ky është postimi i plotë i Kukës:
Dy medalje të argjendta!
Distria e Nora sot arritën deri në finale në Grand Prix Budapest!
Kualifikuese për Tokyo 2020!
Në finale Nora humbi nga Kampionja Olimpike Silva e Disi nga Kampionja Botërore 2017 Japonezja Tonaki Funa!
Deri në finale ishin në nivel të lartë dhe kësaj radhe u desh të kënaqen me argjend!
Kampionja Jonë Olimpike Majlinda sot të gjithë neve na tregoj se megjithatë është qenie njerëzore e jo robot!
Pas shkëlqimit në Minsk normalisht që forma bie por orari i garave i pamëshirshëm drejt Lojërave Olimpike 2020 na detyroj të marrim vendim që të marrim pjesë në Budapest përkundër asaj që kjo për performansen e saj ska qenë në kohën e duhur!
Në gjysëmfinale dhe luftë për medalje ishte duke udhëhequr por pesoj ne fund te luftërave!
Tri garuese dy medalje neser Akili e mbasneser Loriana
Sot miniera e “Trepçês “ prodhoj vetëm argjend
Kosova mbi të gjitha …