Luftë nervash e maratonike, Majlinda shpërthen si bombë në Emiratet e Bashkuara Arabe 

Xhudo

Luftë nervash e maratonike, Majlinda shpërthen si bombë në Emiratet e Bashkuara Arabe 

Nga: Kemajl Goca Më: 24 tetor 2019 Në ora: 12:47
Majlinda si bombë, afër medaljes

(E plotësua") -  Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë në turneun e madh Grand Slam që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe. Ajo në finale në kohën shtesë e mposhti italianen Odette Giuffrida.

Majlinda ka qenë më e mirë, e ka administruar me shumë kujdes çdo lëvizje të rivales. Luftë nervash e maratonike, plotë 8 minuta e 40 sekonda, triumfon Majlinda me ippon. Luftë për mbamendje, Majlinda e artë.

Italianen e kishte mundur edhe në finalen e Lojërave Olimpike Rio 2016.

Në përgjithësi, Majlinda fitoi pesë luftëra, të cilat i sjellin edhe 1 mijë pikë Olimpike për Lojërat Olimpike Tokyo 2020. Nesër garon Akil Gjakova në kategorinë -73 kg.

Xhudistja Majlinda Kelmendi në kategorinë -52 kg po e tregon klasin e saj.

Trimëresha e Kosova dlshmojnë potencialin e saj në përballje me britaniken Chelsie Giles.

Ajo menaxhoi luftën me shumë sukses, duke mos lejuar ndonjë të papritur nga Giles.  

Majlinda triumfon dhe kualifikohet në finalen e madhe, duke mëtuar tani medaljen e artë në Grand Slam “Abu Dhabi 2019”. Në finale takohet me italianen Odette Giuffrida.

Majlinda fillimisht me ippon e eliminoi Salimata Fofanën nga Bregu i Fildishtë, pastaj Anna Kazyulina nga Kazakistani, në çerekfinale ka qenë më e mirë se Sol Da Park nga Koreja e Jugut  dhe e mposhti para kohe.  

Krenaria e kombit shqiptar dhe kampionia olimpike, në gjysmëfinale e mposhti britaniken Chelsie Giles.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat