Shpërthen keq trajneri i Majlinda Kelmendit

Xhudo

Shpërthen keq trajneri i Majlinda Kelmendit

Nga: K. G. Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 15:15
Foto nga Minsku me medaljen e artë e fituar sivjet nga Majlinda për Kosovën tonë!

Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës, njëherësh trajner i kampiones olimpike, xhudistes Majlinda Kelmendi, reagon ashpër. “Qeveria s’po shihet në sfond...

Po hyjmë në Vitin Olimpik 2020 e federatat ende me problemet e sfidat e vjetra e këto shumëfish ma të komplikueme në situata të tilla politike si kjo por edhe para kësaj here kishte ndodh njejtë mos më keq!

Sivjet Sportet Olimpike secili veç e veç pati sfidat e veta në Kampionate Evropiane e Botërore.
Xhudo në Evropian gjegjësisht Lojëra Evropiane e vetmja me 3 medalje
Për këtë garë e fitore kishte ceremoni dhe shpërblimet u kryen shumë shpejt!

Xhudo në Botërorin në Tokio me 3 medalje tjera prapë e vetmja Federatë Olimpike me medalje në Botërorët e mbajtur sivjet nga federatat Olimpike por kësaj radhe s’ka asnjë lëvizje nga Ministria sipas asaj që medalistëve ju takon me ligj!

E ende në pritje për TM4 për federatën tonë e shumë tjera.
Kështu po jepni kurajo për sukses eventual në Lojëra Olimpike për ata që janë potencial!?
Sinqerisht keq!
Ndërkohë lakmia s’po len me u ba Qeveria e re që me padurim po e presim, leni pak lakminë e mendoni pak ma shumë për popull e ndërtim të shtetit!

Dhashtë Zoti të ndodh ma shpejt se po i zbehni shpresat për të ardhme më të mirë në Kosovën tonë!”, shpërthen Kuka me një shkrim në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat