Nora përveç medaljes në Izrael, ja çfarë fiton tjetër

Xhudo

Nora përveç medaljes në Izrael, ja çfarë fiton tjetër

Nga: K. G. Më: 23 janar 2020 Në ora: 18:36
Nora përveç medaljes në Izrael, ja çfarë fiton tjetër

Selektori i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, është krenar me xhudisten Nora Gjakovën, e cila u stolis me medalje të bronztë në Grand Prix në Tel Aviv të Izraelit.

“Nismë e mbarë e vitit Olimpik 2020. Medalja e parë për Kosovën për këtë vit! Nora Gjakova e bronztë në Grand Prix në Tel Aviv. 350 pikë olimpike dhe rikthim i Norës me medalje të mëdha pas një krize që e kishte në disa gara të kaluara!

Erza dhe Flaka debutuan në nivel të lartë por nuk arritën më shumë se sa të fitojnë përvoj në këtë nivel.

Nesër garon Laura Fazliu 63 kg po ashtu gara e saj e parë e madhe
Kosova mbi të gjitha”, shkruan Kuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat