Kuka apo Mbreti i sportit të Kosovës!

Xhudo

Kuka apo Mbreti i sportit të Kosovës!

Nga: Kemajl Goca Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 14:04
Kuka apo Mbreti i sportit të Kosovës!

Të shkruash për Driton Kukajn, duhet me qindra mijëra faqe për të arriturat e tij në rrafshin ndërkombëtar!
Ai është Mbreti i sportit të Kosovës!

Një profil i nivelit të Kukajt, zor që do ta kemi edhe me vite e vite apo edhe me dhjetëra vite! 

Njeriu që e njeh në bërthamë shkencën e sportit! 

Ai zbuloi e formoi kampionë të botës, të Evropës dhe edhe kampionen olimpike.  Globi ka shumë shtetet që kanë mbi 100 vite shtet, por ende nuk e dijnë se çfarë do të thotë medalja olimpike.

Kukaj me fanatizmin e tij, me punën e madhe dhe profesionale ndërtojë një kampione olimpike, ajo quhet Majlinda Kelmendi.

Kosova plot tetë vite shtet në vitin 2016, përqafoi medaljen e artë olimpike në Rio, duke iu falënderuar Majlindës së madhe dhe punës së shkëlqyer të Driton Kukaj! 

Jo vetëm kaq, Kukaj ndërtojë edhe kampionë tjerë, Nora Gjakovën, Distria Krasniqin, Akil Gjakovën, Loriana Kukajn etj. 

Kuka nuk flet shumë por me vepra e dëshmon veten. Veprat e Kukajt flasin vet dhe jo lavdet siç i kemi në shume federata tjera.

Kukaj nuk vrapon pas konferencave që të promovohet, por rezultatet janë ato që bëhen lajm i gjithë botës, që promovojnë vet shtetin e Kosovës! E gjithë bota flet për Kukajn. A e dini pse? Është Mbret i Sportit të Kosovës.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat