Ekipi Olimpik i Kosovës përgatitet në Shqipëri

Xhudo

Ekipi Olimpik i Kosovës përgatitet në Shqipëri

Më: 18 mars 2021 Në ora: 12:17
Ekipi Olimpik i Kosovës përgatitet në Shqipëri

Ekipi Olimpik i xhudos po përgatitet në Golem të Shqipërisë, para garave ndërkombëtare që i presin në muajt në vijim.

Bashkë me ekipin e xhudos janë edhe ekipet e Shqipërisë, Brazilit, Izraelit, Italisë, Polonisë, Sllovenisë, Turqisë, Azerbajxhanit, Bullgarisë dhe Çekisë.

KOK po i mbulon shpenzimet për ekipin Olimpik në përbërje: Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Loriana Kuka dhe Laura Fazliu, si dhe Akil Gjakovën, i cili po përgatitet në Antalia të Turqisë.

Mbështetja për sportistët elitarë bëhet bazuar në vendimin e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, për mbështetje të përgatitjeve të sportistëve deri në 80 ditë brenda gjashtë muajve të parë të këtij viti.

Në muajt e ardhshëm deri në Lojërat Olimpike Tokio 2020, të cilat mbahen prej 23 korrik – 8 gusht 2021, xhudon e presin garat ndërkombëtare si: Grand Slami i Tbilisit të Gjeorgjisë, Grand Slami i Antalias së Turqisë, Kampionati Evropian që mbahet muajin e ardhshëm në Lisbonë të Portugalisë, Grand Slami në Kazan të Rusisë, si dhe Kampionati Botëror që zhvillohet në qershor, me ç’rast mikpritës është Budapesti i Hungarisë, njofton faqja e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat