Trajneri Kuka paralajmëron: Do të fitojmë edhe dy medalje

Xhudo

Trajneri Kuka paralajmëron: Do të fitojmë edhe dy medalje

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 21:22
Driton Kuka

Trajneri Driton Kuka ka falënderuar Majlinda Kelmendin pasi ka thënë se ajo është e para që ka fituar medaljen e artë dhe ka bërë të njihet Republika e Kosovës.

Ai ka thënë se pret t’i fitojnë edhe dy medalje të arta që të kompletojnë 5 rrathët olimpik.

Kuka ka thënë se pas tij beson se si trajner do të vijnë Majlinda Kelmendi, Akil Gjakova etj.

Kuka ndërkaq ka falënderuar presideten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti për pritjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat