Akane Kioto dëshmoi vlerat e saja të xhudos. Ajo është që disa ditë në Kosovë dhe po viziton disa nga klubet dhe po zhvillon edhe disa seanca stërvitore. “Nxënësit e klubit të xhudos ‘Polici’ të Prishtinës ishim në vizitë në klubin e ‘Kastriotit’ te Ferizajt. Në këtë stërvitje japonezja Akane Kioto tregoj njohurit e veta për të pranishmit.
Në fund si çdo herë u fotografuam të gjithë së bashku që të i kemi ca kujtime nga kjo stërvitje”, shkruan Cena. Duket se të gjithë kanë mbetur të fascinuar nga demonstrimet e japonezes.