Shqiptari nga lagja e Çairit, tmerronte rusët

Xhudo

Shqiptari nga lagja e Çairit, tmerronte rusët

Nga: K.Goca Më: 21 shtator 2017 Në ora: 13:17
Ilustrim

Ish mundësi Shaban Tërstena kujton periudhën e artë të tij të viteve të 80-ta, kur dominoi në arenën e mundjes,. Fituesi i medaljes së artë olimpike në vitin 1984 dhe atë të argjendtë në vitin 1988,  nuk do të harrojë kurrë historinë e artë sidomos kujtohet me krenari nga brezi i asaj periudhe. “Duhet të theksojë patjetër një fakt të pamohueshëm isha i vetmi i cili e ndërprisja rrugën e finalistit të dhjetë mundësit nga shteti rus.

Isha një sportist i vërtetë me vite të tëra, fitore ndaj kundërshtarëve rusë, që vinte nga një shtet i fuqishëm në sportin e mundjes, në fakt si në çdo kampionat, nga dhjetë mundës finalistë sa ishin gjithsej nëntë ishin nga Rusia. Djaloshi nga lagja e Çairit, i cili tmerronte kundërshtarët rusë, por isha i vetmi i cili e ndërprisja rrugën e finalistit të dhjetë nga shteti rus..

Mundësit nga Rusia kanë fituar 85 medalje olimpike, prej të cilave 45 të arta, ne kampionate botëror kanë fituar 276 medalje prej të cilave 158 të arta, po ashtu ne kampionate evropiane kanë fituar gjithsej 353 medalje ,prej të cilave 212 të arta. Statistika që tregojnë vetë se për çfarë forcash të mundësve bëhet fjalë. Kjo është, që duhet ta din çdo sportist i ri për të fituar këta sportistë të mëdhenj. Kërkohet një stërmundim, një disiplinë e vetëmohim të madh, vullnet, guxim dhe vetëbesim shpirtërore ndaj ushtrimeve dhe përgatitjeve të pafundme, për të realizuar ëndrrën deri te majën e Olimpit”, shkruan Tërstena në profilin e tij në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat