Federata e Xhudos së Kosovës fillon e para nivelin e dytë

Xhudo

Federata e Xhudos së Kosovës fillon e para nivelin e dytë

Më: 2 tetor 2017 Në ora: 17:51
Federata e Xhudos së Kosovës fillon e para nivelin e dytë

Organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës ka filluar të hënën niveli i dytë për trajnimin e trajnerëve të xhudos, që po mbahet në sallën e xhudos në Pejë.
Dhjetëra trajnerë të klubeve të ndryshme i janë përgjigjur ftesës së Federatës së Xhudos së Kosovës (FXHK) për të vijuar trajnimin, në të cilin po ligjëron eksperti ndërkombëtar nga Kroacia, z.Tomislav Marinajoviç.
Të pranishëm në hapjen e trajnimit ishin edhe kryetari i FXHK-së, z,Agron Kuka dhe trajneri - fitues i medaljes së artë olimpike, z.Driton Kuka.
Trajnimi do të zgjatë deri më 9 tetor, ku do të bëhet çertifikimi i më të suksesshmëve.
Ky është trajnimi i tretë këtë vit që organizohet nga Komiteti Olimpik i Kosovës në mbështetje të Solidaritetit Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, për ciklin olimpik, 2017 - 2020.
Javë më parë, trajnimi u mbajt për Federatën e Boksit të Kosovës dhe atë të Volejbollit. Deri në fund të vitit, KOK do të organizojë edhe tetë trajnime për federata të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat