Nart Gashi, talenti i cili mahniti zvicëranët

Zvicra

Nart Gashi, talenti i cili mahniti zvicëranët

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 15:41
Nart Gashi

Skuadra nga Shqipëria, Ali Demi e cila fitoi turneun e Uhilas Talent Cup është duke marrë pjesë në turneun CSI Talent Cup U11, që po mbahet në qytetin e Gjenevës.

Pjesë e këtij ekipi është edhe Nart Gashi, i cili në turneun në Ferizaj morri pjesë me shkollën e futbollit Vigani, dhe ku nuk arriti tia dalë që të fitojnë këtë turne.

Mirëpo organizatorët e këtij turneu, pas paraqitjeve të mira të tij vendosën që ti bëjnë ftesë për të marrë pjesë në turneun kryesor me skuadrën fituese.

Narti me skuadrën e Ali Demit, zhvilloi disa ndeshje, ku arriti ta shijojë fitoren pikërisht ndaj gjigantëve evropian me paraqitjet e tij që kishin mahnitur zviceranet, duke e cilësuar si një nga talentët e këtij turne.   

Vlen të theksohet se Narti gjithashtu nuk u paraqit në rolin e tij të preferuar, pasi në disa ndeshje u inkuadra edhe si portier i skuadrës.

Pikërisht kjo bërë që të gjithë të çmendën pas tij, pasi rrallë herë shihen lojtarë të cilët dinë të paraqiten mjaftë mirë në dy rolet edhe si portier edhe si lojtar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat