Sot rreth orës 12:45 një djalë 7-vjeçar në St Galler-Ring në Zvicër ishte viktimë e një krimi të dhunshëm. Kryerësi i dyshuar u arrestua.
Policia nuk ka dashur të komentojë mbi kombësinë e djalit, mirëpo sipas burimeve të medias zvicerane 20 minuta, djali është një shqiptar nga Kosova, përcjell Bota sot.
Nga zyra e prokurorit publik është bërë e ditur se djali u godit papritur me thikë nga një grua e moshuar derisa po kthehej nga shkolla në shtëpi.
Mësuesi zbuloi djalin e plagosur rëndë
Sipas inspektorit detektiv Peter Gill, personi që ka zbuluar djalin të plagosur rëndë, ishte mësuesi i klasës, i cili ishte nisur drejt shtëpisë me biçikletë.
Menjëherë, shërbimet emergjente u alarmuan. Ambulanca u përpoq për një periudhë të gjatë kohore për të ringjallur fëmijën. Djali më pas u pranua në departamentin e emergjencave të Spitalit të Fëmijëve Universitar dhe kirurgjisë emergjente, ku edhe vdiq.
Dëshmitarët okularë i thanë "Basler Zeitung", se fëmija kishte lëndime në zonën e qafës. Banorët gjithashtu raportuan se kishin dëgjuar një mosmarrëveshje mes djalit dhe të moshuarës.
Fillimisht 75-vjeçarja zvicerane iku nga vendi i ngjarjes, por më pas ajo shkoi në zyrën e prokurorit dhe njoftoi se ajo kishte sulmuar fëmijën. Gruaja u arrestua. Mjekësia ligjore ishte në vendin e ngjarjes, i cili u pastrua me ujë.
Arsyeja e sulmit dhe krimit është ende e paqartë dhe po hetohet nga Policia Kriminale dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore.
“Ne nuk e dimë se çfarë marrëdhënie kishte me fëmijën kryersja e dyshuar”, ka thënë Inspektori Detektiv Peter Gill./BS