U përkujtua Agron Bajrami, ikonë e kulturës shqiptare në diasporë

Zvicra

U përkujtua Agron Bajrami, ikonë e kulturës shqiptare në diasporë

Nga: Shefqet Cakolli Më: 6 maj 2019 Në ora: 07:25
Pamje nga ceremonia

Në fundjavën që shkoj, në Neuenhof të Argaut u organizua përkujtimi i parë i Agron Bajramit, në një vjetorin e vdekjes së tij, i cili la pas vetes një gjurmë të pa shlyer në punën dhe veprën e tij në mërgatë, e sidomos në Zcivër.

Përvjetorin e kishin organizu Shkolla Shqiptare e Vallëzimit “Shota” në Zvicër prej edhe nga dha kontributin, i ndjeri Agron Bajrami me vite të tëra.

Në këtë përvjetor dhe përkujtim të jetës dhe veprës së tij, kishin ardhur shumë shokë e miq, dashamirë të kulturës dhe të vet Agronit, nxënësit e Shkollës Shqipëtare të Vallëzimit „Shota“, të gjeneratave të ndryshme, por kryesisht ata që edhe ishin pregadit për një program artistik të dy valleve që aq shumë i deshi dhe njëherit edhe i bëri koreografit e valles së demostratave që u prezentua në fillim të programit dhe vallen e UÇK-ës, që u luajt në fund të programit, e që kishte qenë edhe vetë pjesëtar i saj.

Me një dokumetar të pregaditur nga Lesh Nikolla, që pasqyronte Agronin në universin dhe ujet e tij, për të komuniku sa do pak me familjarët dhe publikun, e që në fakt ishte një punë dhe ide e qëlluar për momentin dhe rastin e përkujtimit të parë të tij.

Më pastaj konferensierja hapi tubimin duke i përshëndet të pranishmit dhe duke ju kërku një minut heshjte të pranishmëve për nder dhe respekt për te.

Kështu edhe filloj programi i parapar me një nderim për jetën dhe krijimtarinë e Agron Bajramit, i cili i la shumë ëndrra dhe projekte pa i realizu, sepse sëmundja e mori para kohe.

Image

Përpos koreografisë, që ishte edhe synimi kryesor i tij, Agron Bajrami, dha kontribut edhe në fusha tjera si në angazhimin e tij në sferën e politikës në mërgatë, e në veqanti angazhimi i tij në vijat e fronit të luftës së fundit të kombit tonë, prej nga u prezentuan edhe disa foto të tij në vija të frontit deri sa Isuf Rashiti rapsod, këndonte këngën për Agron Bajramin.

Nga një numër i madh i të pranishëmëve dhe ata që nuk kishin mundur të vijnë në këtë përvjetor, evokuan kujtime dhe momente nga më të ndryshme, duke fillua nga veprimtari, publicisti e shkrimëtari Ibish Neziri i cili përmblodhi një biografi të gjatë historike për punën dhe lëvizjet e Agron Bajramit në periudha të ndryshme të aktivitetit dhe kontributit të tij në mërgatë e gjetiu.

Mandej filluan radhazi të shpalosnin kujtime të ndryshme për bashkëpunimin dhe afrin miqësore që kishin patur me Agronin si; Fatmir Salihu poet e njohës i mirë i Agron Bajramit, mandej poeti dhe artisti Gani Bytyqi, i cili thuri ca vargje poetike në stilin e tij të poetit, në kujtim të jetës dhe veprës së Agron Bajramit.

Image

Konferensierja mandej ftoj në radhe edhe bashkëpunëtorin dhe bashkë veprimëtarin e të njejtës lami, kryetarin e SH.K.A „Dardania“, i cili me emocione, elaboroj ca kujtime të veqanta për te duke i thur edhe një thënje nga emrat e familjes së tij: „Agroni e deshi aq shumë lirin, dhe nga shkëndijat e saja, shqipja valon sot me flamur“, kështu e përfundoj miku dhe bashkëpunërori i tij i dekadave të fundit, Shefqet Cakolli, kujtimin për te.

Image

Mendej edhe Osman Osmani veprimëtar i Unis-së në Zvicër, përkujtoj qastet e fëmijërisë që nga Prishtina, e deri në këtu në Zvicër duke e bart si udhërrëfyes i shumë shoqërive që u krijuan në Zvicër.

Rexhe Rifati, gazetar, si një njohës më i mirë dhe më i dallua i gjithë aktiviteteve të të gjitha shoqërive, e në veqanti të Shkolës Shqipëtare të Vallëzimit „Shota“, që ndërlidhet edhe me vet Agron Bajramin, ai i potencoj sidomos brezat e rinj e në veqanti Artin nipin e Agron Bajramit, i cili u nda i fundit nga vendi ku ishte varrosur i ndjeri Agron.

Image

Edhe zviceranja Regula Bachmann, e cila ishte njohur me Agron Bajramin në vitet e nëntëdhjeta, evokoj kujtime edhe familjare, edhe organizative e sidomos ato të veshjeve dhe traditave tona kombëtare që ajo nuk i kishte kuptua sa duhet, derisa Agroni ja kishte spjegua të gjitha.

Po ashtu edhe Sherif Dakaj, nga grupi „Rinia“, që ishte rrit dhe kishte qenë thuaja si familje e Agron Bajramit, evokoj kujtime gati me emocione, me cka u betua për të vazhdu rrugën e tij.

Edhe Fatmire Kajtazi, vallatare në Ansamblin „Shota“ në Kosovë, si kolege dhe njohëse e afërt me Agron Bajramin shpalosi kujtime të veqanta sidomos, të viteve të 80-ta, kur Agroni ishte vallëtar në Ansamblin „Shota“ në Kosovë, me çka e kishin si ma të voglin në Ansambel.

Në radhë u ftua Mustaf Xhemajli, ministër këshilltar në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë, njëherësh dhëndërr i të ndjerit, i cili bëri një përshkrim të detajuar të njohjeve të tij me Agronin sa ishte 14 vjeq, e deri më sot, ku përshkrou nganjëhere edhe momente të „përplasjeve“ për ca qëshjte organizative e besa edhe pushtetare, krejt kjo në të mirë të mbarëvajtjes së aktiviteteve të mërgatës dhe formave të lëvizjes kombëtare.

Në emër të prindërëve të pranishmëve ju drejtua zonja Krasniqi, e cila falenderoj për gjithë çka kishte bërë dhe lënë pas veti Agron Bajrami.

Natyrishtë se në pamundësi për të qenë të pranishëm të gjithë në këtë përvjetor, me letra përshëndetëse janë drejtuar artistë e studiues të ndryshëm, miq dhe njohës të Agron Bajramit nga Kosova, Zvicra dhe nga Shqipëria, si: Artisti Llesh Nikolla, studiuesi i folklorit Zymber Neziri, ish drejtuesi i Misionit Katolik Shqiptar në Aarau, Don Mikel Sopi, koreografi Haki Mulliqi dhe kineasti Milazim Salihu.

Image

Krejt në fund të pranishmëve ju drejtua edhe Lirije Bajrami tani më drejtoresh e Shkollës Shqipëtare të Vallëzimit „Shota“, e cila falenderoj të pranishmit, dhe premtoj se do vazhdoj edhe më tutje rrugën dhe punën që kishin nisë bashkë me Agronin, duke kuptua se në një të ardhëme të afërt, do duhej të quhej kjo shkollë e vallëzimit, Shkolla Shqipëtare e Agron Bajramit.

Image

Më pasë vajza e Agron Bajramit, Shqipja këndoj këngë e saj të preferuar për babain e saj, mandej edhe Alim Dauti këndoj këngën, „Te rrapi në mashkullore“, këngë e preferuar e të ndjerit Agron, për të vijua edhe nga dy të rinjë nga SH.SH.V „ Shota“ që kënduan një këngë për mërgimin.

Nuk munguan as vjershat për Agron Bajramin, recituar nga fëmijët e shkollës shqipëtare të vallëzimit „Shota“.

Ashtu si kanë një bashkëpunim të shkëlqyer dy si motrat: Shkolla Shqiptare e vallëzimit “Shota” si dhe SH.K.A “Dardania” e Winterthurit, ato kishin kordinu programin dhe këta të fundit, gjegjësisht grupi i rapsodëve, kënduan një këngë kushtuar pikërisht Agron Bajrami, e cila ishte shkrua dhe komponua enkas për këtë here, në shej respekti dhe bashkëpunimi që kishin patur dhe kanë me vite.

Emocione të veqanta zgjoi vajza e Agron Bajramit, Shqipja e cila kishte grumbullua disa kujtime të përditëshmërisë së saj, që nga fëmijëria, të cilat përcilleshin në prapavij pas këngës në gjuhën angleze, “Hurt”, enkas për babain e saj.

Krejt në fund ashtu si e cekem në fillim u ekzekutua vallja e UÇK-ës, me çka edhe u përmbyll kështu tubimi i përkujtimit të një vjetorit të vdekje së Agron Bajramit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat