Mbahet debati për parandalim të radikalizimit - Bota Sot
Mbahet debati për parandalim të radikalizimit

Zvicra

Mbahet debati për parandalim të radikalizimit

Më: 15 maj 2019 Në ora: 12:05
Teatri Kurora

Teatri Kurora në kuadër të realizimit të projektit për prandalimin e radikalizimit «Me shku në Mars» organizojë një debat me 10 maj në Lozanë, me pjesëmarrjen e specialistëve:

- Zotëri Philippe Gitz, ish policë në kantonit Vaud dhe njëherësh mësimëdhënës për të drejtat e njeriut

- Zonja Catarina Pereira, psikologe, presidente e shoqatës e etnopsikiatrisë në Gjenevë

- Zotëri Pascal Gemberli, sekretar i shoqatës të Unionit të Myslimanëve të kantonit Vaud – UVAM

- Moderator i tryezës me Zotëri Olivier Meuwly, shkrimtar, historian

Para debatit u shfaqë pjesa teatrale « Me shku në Mars » të shkruar nga Migjen Kajtazi me regji të Visar Qusaj e lujatur me shumë mjeshtëri nga Linda Qusaj e Zymer Lutfiu të Teatrit Kurora të Nionit. Kjo pjesë shërbeu si përgatiitje për tu futur në temën e parandalimit të radikalizimit, të shtjelluar nga pjesëmarrësit.

Fjala «Radikalizim » shfaqet shpeshë dhe atë sapo flasim për terrorizëm islamik dhe e gjithë kjo nuk ka të bëj fare me islamin , po ja që sot shikimet jan kthyer në drejtim të muslimanëve sapo një dramë paraqitet. E fatëkeqësishtë drama me pasoja të mëdhaja për njerëzit ka shumë në kohën në të cilën jetojmë duke filluar në vendet muslimane e gjithashtu në Përendim. Po qfar i shtynë te rinjët të tërhiqen nga një ideologji fetare deri në atë masë sa që të sakrifikojnë jetën e tyre dhe të tjerëve ? qka kuptojmë me « radikalizim » ?, a mundemi ta parandalojmë apo të shërohem nga radikalizimi në kuptimin e përgjithëshëm të fjalës ?

Debati në mes specialistëve u mundua ti përgjigjet këtyre pyetjeve në këndvështrim policor, psikologjikë dhe fetar . Edhe pse tematika është shumë e ndiejshëme specialistët ishin të gjithë të një mendje që duhet një dialogë në mes autoriteteve, duke filluar nga shkolla, familja, lagjetë dhe mjediset fetare . Sepse informimi i mirë është si masa më e mirë parandaluese e radikalizimit. Masat parandaluese nuk është lehtë të maten. Masat e marra të komunitetit musliman në Kantonin Vaud janë masa shumë të mira për të parandaluar radikalizimin e të rinjëve të këtij komuniteti. Debati vazhdojë me përgjigjjen në pyetjen : A është radikalizimi si shkakë për mos funksionimin e shoqërisë ? edhe pse nuk u japë ndonjë përgjigjje e saktë në këtë pyetje po ajo qfar morri më së shumti vend ishte fakti që psikologjia luan një rolë të rëndësishëm ku partëneret të luftës kundër « radikalizimit » duhet të koncentrohen. Debati vazhdojë me përgjigjjen e pyetjeve të shumta të publikut dhe pjesëmarrja e të rinjëve shqiptar të Kosovës në luftrat në Siri dhe Irak morri po ashtu një vemendje . Zotëri Ramadan Avdiu, konsulli i përgjithëshëm në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë, i ftuar i nderit i debatit, i dha përgjigjje fenomenit të tillë duke precizuar që nuk ka as një luftetar të Ushtirsë Clirimatare të Kosovës që ka marr pjesë në këto luftra ...

Ndër të ftuarit të nderit ishte Zotëri Ilir Neza, konsull i Misionit të përhershëm të Shqipërisë pranë Kombeve të Bashkuara. Strukturat kantonale ishin po ashtu të pranishëm po ashtu edhe përfaqësusitë e shoqatave shqiptare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...