Prokuroria zvicerane kërkon 4.5 vjet burg për shqiptaren, keqpërdori ndihmën sociale

Zvicra

Prokuroria zvicerane kërkon 4.5 vjet burg për shqiptaren, keqpërdori ndihmën sociale

Nga: F.D Më: 22 gusht 2019 Në ora: 13:47
Miradije F. dhe Ahmet F.

Prokuroria zvicerane kërkon të dënojë një shfrytëzuese të ndihmës sociale me 4.5 vjet burg. Kjo ngjarje e ndodhur në St. Galler Rheintal, e akuzon shqiptaren Miradije F. (49) se nga shkurti 2003 ka shfrytëzuar me pa të drejtë 688 mijë franga (duke përfshirë edhe shtesat fëmijërore) vetëm duke u shtyrë si e sëmurë, shkruan blick.ch, përcjell botasot.info.

E sëmurë psiqike, megjithatë shumë aktive

Rasti i Miradijes ka filluar të zbulohet prej 2014, kur ajo është parë duke vozitur një automjet sëbashku me burrin  Ahmet F. (49), ka mbajtur gjëra të rënda si dhe ka punuar si ndërmjetësuese në biznesin e bashkëshortit - një firmë e vogël sigurimi. Kjo përkundër që sipas një diagnoze të vitit 2001, kur kreu edhe një aksident të rëndë në shtator 2001, u shpall si 100 përqind e paaftë për punë dhe me disa sëmundje psiqike.

Image

Në deklaratën për Blick, Miradije hedh poshtë gjithçka nga akuzat e Prokurorisë.

“Këto akuza janë të rënda. Me të vërtetë nuk jam simulante,” tha ajo, përcjell botasot.info. “Unë mbase kam bërë ndonjë telefonatë nga biznesi i burrit tim, por ama kjo nuk është punë.”

Ajo ankohet se ka dhimbje në kokë, shpinë, qafë dhe se vërtet nuk mund të punojë.

Megjithatë 49 vjeçaren nga Kosova e kanë ankimuar edhe disa dëshmitarë të tjerë si F. D.* (60), duke theksuar se “Miradije ka qenë ndërmjetësise në punë dhe shumë kolegiale.”

Gjithashtu edhe dëshmitari R. S. (49) nga Berneck SG pretendon se Miradija ka punuar dhe se nuk e ka “ditur se është shfrytëzuese e ndihmës sociale”.

Një akuzë kontestuese janë edhe pushimet e çiftit shqiptar në Maldive, Dubai dhe Kroaci. Ata theksojnse se “këto udhëtime janë paguar nga paratë tona.”

Tashmë për çiftin në fjalë do vendosë Gjykata - ku dënimi maksimal mund të jetë 4.5 vjet burg për gruan dhe 2 vjet heqje lirie me kusht për burrin si dhe dëbim nga vendi për gjashtë vjet./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat