Vdes në Zvicër një shqiptar nga Kosova i prekur me COVID-19

Zvicra

Vdes në Zvicër një shqiptar nga Kosova i prekur me COVID-19

Më: 17 prill 2020 Në ora: 11:37
Ilustrim

Komuna e Shtimes ka njoftuar se një kosovar ka vdekur në Zvicër si pasojë e coronavirusit.

Në njoftim thuhet se personi është nga fshati Petrovë.

“Dje kemi kuptuar se një bashkëvendës nga fshati Petrovë me banim në Zvicër ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes COVID-19 me këtë rast i shprehim ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në njoftim.

Komuna e Shtimes po ashtu ka njoftuar edhe një banor i fshatit Pjetërshticë ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

“Mbrëmë në orët e vona nëpërmjet Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike kemi marrur informatën së një banor nga fshati Pjetërshticë ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Andaj Shtabi Emergjent Lokal në bashkëpunim me të gjitha institucionet tjera kanë marr të gjitha masat sipas udhëzimeve të përcaktuara nga vendimet e mëparshme të Shtabit Emergjent për mbrojtje nga COVID-19. Pacientit i urojmë shërim si dhe familjes nga Pjetërshtica do t’i jemi afër për çfarëdo nevoje”, thuhet në njoftim.

Komuna e Shtimes u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat