Shqiptari nga Kosova gjen çantën me 9000 franga në Zvicër, bën veprimin e papritur

Zvicra

Shqiptari nga Kosova gjen çantën me 9000 franga në Zvicër, bën veprimin e papritur

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 10:05
Eduard Latifi

Gazetat zvicëriane e kanë vendosur sot në ballinat e tyre një gjest të mirë të një shqiptari nga Kosova.

Eduard Latifi e gjeti një çantë të braktisur para një dyqani të premtën që lamë pas.

Latifi ishte me gruan dhe djalin e tij të vogël në Arbon të “Premtën e Zezë” kur para një dyqani vërejti një çantë me ngjyrë të kuqe.

“Unë menjëherë mendova se dikush e kishte humbur atë. E hapa për të parë nëse kishte diçka të dyshimt në të. Kur e hapa, pashë se kishte shumë para në të. Më zuri paniku kur pashë të gjitha ato para. Gruaja ime më tha që të qetësohem. Prita për disa minuta aty me idenë se pronari mund të kthehej dhe ta merrte në të njëjtin vend. Më pas u nisa në Polici dhe e dorëzova çantën”, ka thënë shqiptari.

Latifi që bëri gjestin shembullor ka njoftuar se pronarja e çantës i kishte lënë 100 franga bakshish për këtë gjest.

Policia e kantonit të Thurgau e ka konfirmuar rastin.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat