Policia në Zvicër ndërhyn në një takim ilegal të “adhuruesve të veturave”, në të kishte edhe nga Kosova

Zvicra

Policia në Zvicër ndërhyn në një takim ilegal të “adhuruesve të veturave”, në të kishte edhe nga Kosova

Më: 10 janar 2021 Në ora: 11:42
Foto: Kantonpolizei Zuerich

Policia e Zuerichut në orët e hershme të së dielës në Lindau ka ndërhyrë në një takim ilegal të reklamuesve të veturave të modifikuara, shkruan “Blick”.

Në mesin e personave ndaj të cilëve është hapur procedurë kishte edhe shqiptarë nga Kosova. Në takimin e “autoposer”, siç njihen personat që reklamojnë veturat e modifikuara, kryesisht në mënyrë të paligjshme,  policia e Zuerichut ka raportuar se ka ndërhyrë pas dëshmive që ka marrë.

Për disa orë policia ka kontrolluar në një parking në Grafstal 57 veturat dhe po ashtu 150 persona që ishin mbledhur.

Dhjetëra vetura janë raportuar pasi që janë bërë modifikime të palejuara në to. Gjashtë vetura janë konfiskuar dhe bllokuar nga Policia, për shkak të modifikimeve ilegale.

Po ashtu 150 burra dhe gra sa ishin prezent në këtë tubim, janë paraqitur për thyerje të masave anti-COVID.

Siç ka raportuar Policia e Zuerichut, në këtë “sfilatë të veturave” ishin pjesëmarrës nga gati të gjitha kantonet zvicerane ku flitet gjuha gjermane. Shoferët e veturave që janë bllokuar janë të gjithë meshkuj të moshës 18 deri 24 vjet.

Janë nga Zvicra, Italia apo edhe Kosova.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat