Policia zvicerane kap një serb me 80 kg drogë

Zvicra

Policia zvicerane kap një serb me 80 kg drogë

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 19:09
Foto ilustrim

Një furgon me 80 kilogramë drogë (Marihuanë sintetike) është gjetur nga policia zvicerane. Mësohet se i arrestuari është një serb.

Droga u zbulua nga policia kantonale e Saint-Gallenit gjatë një kontrolli rutinor të trafikut në Neuhaus.

Mësohet se droga ishte në një furgon që mbante targa të Cyrihut dhe drejtohej nga një serb 27-vjeçar.

Shoferi u arrestua, Prokuroria Publike e Kantonit të St. Gallen ka filluar procedim penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat