Treni po shkonte drejt Luganos. U ndalëm të etur për të zbuluar një qytet të ri për ne si eksplorues me emrin Melide. Nga dritarja e vagonit kishim parë një tabelë të njohur vlerash të quajtur “Fondacioni Ibrahim Kodra “ ndaj menjëherë zbritëm të njiheshim me surprizën shqiptare pranë liqenit të njohur nga bashkombasit.
Brenda pak minutash pasi kaluam parkun e liqenit e shohim veten pranë një kompleksi banesash ku ndodhej qendra kulturore. Trokasim dhe pas pak zbret një zonjë e cila vjen e na takon duke na u prezantuar si Maria , bashkudhëtarja e mikut të ngushtë të Ibrahim Kodrës, Behxhet Pacollit.
Mirsjellja e dashamirësia saj na befasoi duke na e treguar një pamje më entuziaste të udhëtimit buzë liqeneve.
Shëtitëm drejt sallës kryesore ku zhvilloheshin aktivitetet e fondacionit. Pamë disa punë të piktorit të famshëm , por jo vetëm sepse kjo sallë ishte një mini muze me objekte personale të tij si shalle e këpucët e artistit pamor.
Maria na shpjegoi rreth aktiviteteve të shumta kulturore në nivele ndërkombtare, duke përfshirë edhe Shqipërinë, të cilën e kanë më shumë për zemër, që ata të organizonin here pas here ngjarje dobiprurës në këtë Fondacion. Ata kishin organizuar një ekspozitë me pikturat e fëmijëve me talente të veçanta me fondacionin Down Sindrome Albania së bashku me punët e artistit Kodra. Maria Pacolli drejtoreshë e fondacionit për fëmijët e botës Ibrahim Kodra , u shpreh se i kishin vendosur punët e fëmijëve së bashku me ato të artistit të madh Kodra, për ti dhënë atyre vëmëndjen e merituar.
Të nesërmen e asaj dite ata kishin organizuar një koncert me artistë lirikë nga Orinburgu i Rusisë , të projektit “OPEN OPERA PER SUN CHILDREN”.
Pritshmëria e ngjarjeve artistike me natyrë edhe humane vijon me 100 vjetorit të lindjes vitin e ardhshëm të “Primitivit të Qytetërimit të ri” personalitetit të piktorit Ibrahim Kodra. Ura artistike mes popujve evropianë e pikturuar me dashuri nga vizionari Kodra e miku i tij Pacolli ; shihet nga lart ashtu si Zvicra në miniaturë në qytetin e Melides së Luganos për të na treguar si Shën Tereza e Kalkutës ato “ punëra të vogla që bëhen me dashuri të pambarimtë ...“ .