Shqiptari plagos me armë zjarri bullgarin, pas shikimit të kamerave të sigurimit Gjykata jep vendim për ta liruar

Zvicra

Shqiptari plagos me armë zjarri bullgarin, pas shikimit të kamerave të sigurimit Gjykata jep vendim për ta liruar

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 21 qershor 2017 Në ora: 14:35
Kryesi i dyshuar u godit nga një kamion. Në spital, policia arrestoi atë.

Mëngjesin e së shtunës një bullgar 38 vjeçar është qëlluar në rrezik për jetën me armë zjarri në Heilbronn, shkruan focus.de.

Zënka ishte regjistruar rreth orës 7.00 përpara një Qendre Tregtare, ku për arsye të paqarta ai ishte konfrontuar me një shqiptar nga Kosova, 29 vjeç. Duke mos u marrë vesht me fjalë 29 vjeçari nxjer armën dhe qëllon në drejtim të 38 vjeçarit duke e plagosur në rrezik për jetën. Shqiptari është arrestuar me akuzën për veprën penale “vrasje të mbetur në tentativë”. Ky vendim erdhi nga Gjykata e Heilbronnit e cila e mbështeti verdiktin e Prokurorisë së Heilbronnit. Por pas hetimeve të detajuara, veçanërisht pas shikimit të videove të sigurimit, atij ju abrogua vepra penale dhe është liruar. Policia gjermane ka vënë në dispozicion edhe numrin e telefonit për pyetje dhe dëshmi të reja rreth ngjarjes në 07131/64-36557 (Prokuroria) dhe 07131/104-1010 (Policia)./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat