Seco: Emigrantët e kanë ndihmuar ekonominë zvicerane

Zvicra

Seco: Emigrantët e kanë ndihmuar ekonominë zvicerane

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 5 korrik 2017 Në ora: 12:38
Ilustrim

Sipas Sekretariatit Shtetëror për Ekonomi në Zvicër (Seco) emgrimi drejt Zvicrës nuk ka prodhuar rritje taksash dhe zvogëlimin e vendeve të lira të punës, por përkundrazi. Kjo më tepër lidhet me marrëveshjen për lëvizje të lirë mes Zvicrës dhe BE-së, të nënshkruar përpara pesëmbëdhjetë vitesh, ndërsa Seco ka analizuar efektet e saj për 13 herë radhazi, shkruan “Bota sot”, lajmin e medias zvicerane "Berner Zeitung".

Nga futja në fuqi e marrëveshjes mes BE dhe Zvicrës mesatarisht në vendin helvet vijnë 65.500 persona në vit, prej të cilëve dy të tretat janë nga vendet e BE. Për shkak të politikave të djathta të uljes së emigrantëve, gjatë vitit të kaluar kjo shifër kishte rënë në 56.000 persona. Prapseprap Zvicra është ndër vendet që pranon më shumë emigrantë për kokë banori (pra gjysmëmilionë emigrantë në 15 vjet), sëbashku me Luksemburgun, Hollandën, Suedinë dhe Austrinë.

Efektet e mira të kësaj marrëveshje shihen veçanërisht në sektorin për punëtorë të kualifikuar, që në rast të kundër do regjistrohej një deficit.

Ekonomia zvicerane ka një nevojë të madhe për punëtorë që nga futja e lëvizjes së lirë të personave në zonën e BE-së. 16% e fuqisë punëtore janë emigrantë të BE në sektorë përkatës, dhe pjesëmarrja e përgjithshme është 12%.

Kërkesa për punëtorë të kualifikuar është veçanërisht e lartë. Pa një lëvizje të lirë të personave, raporti do të çonte në një deficit profesional.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat