Dështon seanca e jashtëzakonshme, LDK e VV akuzojnë pushtetin për bojkot

Aktuale

Dështon seanca e jashtëzakonshme, LDK e VV akuzojnë pushtetin për bojkot

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 11:56
Kryetari i GP të LDK-së Avduallah Hoti dhe ai i VV-së Glauk Konjufca

(E plotësuar) - Ka dështuar mbajtja e seancës së jashtëzakonshme e thirrur nga dy partitë opozitare LDK-ja dhe VV-ja për të diskutuar për draft-marrëveshjen gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë, të propozuar nga qeveria.

Fillimisht seanca e cila ishte planifikuar të niste në ora 10:00, dështoi në mungesë kuorumi. Më pas kryeparamentari Veseli njoftoi se seanca do të nisë në 12:30.

Por, kryesuesi i seancës Xhavit Haliti njoftoi se kjo seancë nuk do të mbahet, pasi nuk kishte deputetë në sallë. Haliti e ka shpallur të mbyllur këtë seancë/ Kushtrim Kadriu.

***

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit e thirrur nga 40 deputetë të për diskutimin e draft-marrëveshjes gjithëpërfshirëse e përgatitur nga Qeveria për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, nuk është mbajtur në kohën e paraparë.

Kjo ka nervozuar deputetët e partive opozitare, ata të LDK-së, VV-së dhe PSD-së të cilët akuzojë për papërgjegjshmëri deputetët e koalicionit qeverisës të cilët nuk ishin të pranishëm në sallë.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti, ka vlerësuar se deputetët  e pozitës kanë treguar papërgjegjshmëri , duke marrë parasysh se diskutimi I draft-marrëveshjes për dialogun është një çështje me shumë rendësi.

Hoti: Papërgjegjësi e madhe e deputetëve të pozitës

“Kryesia e Kuvendit para disa dite e ka ftu të gjithë deputetët për këtë seancë, është obligim i kushtetues i kryetarit që të sigurohet që seanca të hapet sipas kërkesës së 40 deputetëve, pasiqë është një çështje mjaft e  rëndësishme është një dokument draft-marrëveshje si gjithëpërfshirëse që i është dorëzu partive politike, ambasadorëve të vendeve të BE-së që është dashtë të diskutohet këtu në kuvend për të dhënë qëndrimet e deputetëve dhe të dy grupeve kryesore opozitare. Vlerësojmë që kjo është papërgjegjësi e madhe”, tha Hoti.

E Glauk Konjufca, shef i Grupit Parlamentar të VV0-së, konsideron se marrëveshja për dialogun e proceduar nga Qeveria ka një serë defektesh e për të cilat  domosdoshmërisht është dashur të diskutohet.

Konjufca e ka quajtur strategji të bojkotit mosprezencën e deputetëve të mazhorancës në sallë.

Konjufca: Kjo seancë ishte jetike, marrëveshja përmban shumë defekte

"Kjo shpërfaqë atë strategjinë e kësaj mazhorancës...për neve ka qenë jetike pasiqë kjo marrëveshje përmban shumë defekte duke filluar prej defekteve procedurale deri tek ato përmbajtjesore dhe ne kemi dashur kemi qenë të interesuar që përball  kryeministrit,  këshillit të ministrave  ta hapim  këtë teme. Por siç e keni pa edhe vet, mazhoranca është kushedi e sata herë që po aplikon strategjinë e bojkotit karshi opozitës dhe kjo është kundërthënëse duke pasë parasysh qëllimet e tyre pasiqë ata janë për fuqizim të rolit të Kuvendit sa i përket dialogut", tha Konjufca.

E për shefin e GP të PSD-së Dardan Sejdiun, bojkoti i deputetëve të koalicionit qeverisës është situatë e çuditshme, duke thënë se ata që thirrën këtë seancë, nuk ndodhen këtu.

Sejdiu shtoi se opozita do të ketë rol vendimmarrës në marrëveshjen përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë.

Sejdiu: opozita me rol vendimmarrës në dialog

“Është situatë e çuditshme pasiqë këto  situata kur e diskutojmë dialogun janë duke u përsëritur prej 24 korrikut. Në fakt kemi vendimmarrje të Kuvendit, Kuvendi e ka një vendim një rezolutë me të cilën definohet qartazi dhe mirë rruga përpara, i kthehet komplet Kuvendit diskutimi për dialog  Kuvend dhe me ligjin  për dialog i cili është proceduar edhe në Qeveri para dy ditësh... është e qartë se opozita do të marrë një rol vendimmarrës sa i përket dialogut”, tha Sejdiu.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës do  të mblidhet sot në orën 14:00, ku presidenti i vendit Hashim Thaçi do t’u adresohet deputetëve.

***

Me kërkesë të partive opozitare LDK dhe Vetëvendosje, ishte thirrur në orën 10:00 seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit, gjatë të cilës pritej të shqyrtohet një dokument për marrëveshje gjithëpërfshirëse në dialogun Kosovë-Serbi.

Mirëpo seanca nuk ka filluar punimet për shkak të mungesës së deputetëve të koalicionit qeveritar.

Lidhur me këtë çështje LDK e VV  kanë mbajtur një konferencë për media në të cilën kanë adresuar kritika për mazhorancën.

Shefi i GP të LDK-së Avdullah Hoti, e quajti papërgjegjësi të madhe.

Ndërsa Glauk Konjufca, shef i Grupit Parlamentar të VV-së tha se ky bojkot shpërfaq strategjinë e kësaj mazhorance.

Kemi kërku të shqyrtohet ky dokumenti 30 faqe për marrëveshje gjithëpërfshirëse. Për ne ka qenë jetike sepse kjo marrëveshje përmban shumë defekte, kemi dashtë përball kryeministrit dhe ministrave të hapin këtë çështje. Po qe s’di sa herë mazhoranca po e aplikon strategjinë e bojkotit. Sot ata e treguan fytyrën e vërtetë, opozita erdhi më sallë 1 orë e gjysmë pritëm, pushteti nuk ishte, është papërgjegjësi. Kjo po tregon që pushteti e ka marr drejtimin që të shkelin opozitën në këtë mënyrë, që zëri i opozitës mos të dëgjohet”, tha Konjufca.

Edhe Dardan Sejdiu i PSD-së tha se është e çuditshme se si ata që thirrin seancë, nuk janë në Kuvend.

“Jemi këtu, do të jemi tërë ditën kurdo qe të vazhdohet me seancë. Opozita mund te marrë një rol vendimmarrës në çështjen e dialogut”, tha Sejdiu. Kujtojmë se në seancën e thirrur të pranishëm ishin vetëm deputetët e LDK-së, VV-së dhe PSD-së.

***

Kryetari i GP të LDK-së Avduallah Hoti dhe ai i VV-së Glauk Konjufca po mbajnë një konferencë për media, para nisjes së seancës së jashtëzakonshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat