Kurti thotë se ka respekt për Isa Mustafën

Aktuale

Kurti thotë se ka respekt për Isa Mustafën

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 22:46
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është kursyer në komente për kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ish-kryeministrin për të cilin kishte pasur kritika të forta derisa mbante këtë pozitë.

“Z. Mustafa ka një gjendje stabile shëndetësore, i uroj shërim. Po të ishte në një gjendje më të mirë shëndetësore ndoshta LDK-ja do të mund të ishte edhe më aktive. Por z. Mustafa po merret më shumë me partinë, e me aspketet institucionale po merret më shumë z. Avdullah Hoti”, ka thënë Kurti.

Sipas Kurtit, Mustafa, sa ka qenë në koalicion me PDK-në ka besuar se shtetin e kapur të Kosovës do të mund ta rregullojë nga pozita e kryeministrit.

“Mirëpo e kuptoi se nuk mund ta bëjë këtë kur ka prekur në drejtorët e ATK-së dhe Doganës. Nuk është e mundshme që bashkë me PDK-në të hiqet nga kapja e shtetit nga PDK-ja”, ka thënë Kurti.

Tash, sipas Kurtit, Isa Mustafa është opozitar i mirë.

“Kam respekt për të si kryetar i një subjekti politik”, ka thënë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat