Çka humb Kosova dhe çka fiton Serbia pas marrëveshjes përfundimtare?

Aktuale

Çka humb Kosova dhe çka fiton Serbia pas marrëveshjes përfundimtare?

Nga: N.Sh Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 09:00
Aleksander Vuçiq dhe Hashim Thaçi

Profesor dr. Binak Maxharraj ka folur për atë se çka po deklarojnë pushtetarët tanë në lidhje me një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe balancuese me Serbinë.

Maxharraj thotë se pushtetarët tanë, po deklarojnë se pas nënshkrimit të marrëveshjes më Serbinë do të ndodhin shumë gjëra të mirë për Kosovën, si njohjen nga Serbia, njohjen edhe nga pesë vendet e BE-së, do të fitojë anëtarësimin në OKB si dhe do të jetë pjesë e të gjitha organizatave ndërkombëtarë si dhe do të tutet në NATO dhe BE.

E Maxharraj për këto premtime të pushtetarëve të Kosovës, thotë se do të ndodhin vetëm në ëndrra.

Ai pyet se, pas gjithë këtyre të mirave që po i ndodhkan Kosovës, çka humb Kosova me këtë marrëveshje dhe çka fiton Serbia.

Ja shkrimi i Maxharrajt:

MREKULLIT QE I FITONË KOSOVA ME MARËVESHJEN ME SERBINË?!

Pushtetarët tanë po thonë, së nëse arrihet një Marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe balancuese më Serbinë. Kosova do të fiton njohjen nga Serbia, nga pesë vendet e BE qe nuk na kanë njohtë hala. Do të fitojë anëtarësimin në OKB. E fiton njohjen globale, do te jetë pjesë e te gjitha Organizatave ndërkombëtare dhe e fiton vendin e sigurt në NATO dhe BE, etj.

Pra, sipas pushtetarëve tanë të gjitha këto Kosovës kanë me i ardhë pas nënshkrimit te Marrëveshjes.

Kjo është diçka e mrekullueshme, fantastika që veç në ëndrra mund të shihen. Pse atëherë po thomi së i kemi liderët e këqij, të gjitha këto do te ia sjellin Kosovës me Marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

Por, popullit i ka mbetë diçka merak më dijtë së, pas te gjitha këtyre të mirave qe po i vijkan Kosovës, çka humbë Kosova më këtë Marrëveshje, çka fiton Serbia nga Kosova më këtë Marrëveshje, sepse më këtë Marrëveshje nuk mundë te fitojë vetëm Kosova e Serbia me mbetë më gishta n'gojë.

Tjetër, me këtë Marrëveshje ato 10 shtete qe e kanë çnjoftë Kosovën a do ti bijnë pishman me na njoftë përsëri, etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat