Sot mbahet ceremonia e varrimit për policin e vrarë në detyrë Izet Demaj para dy ditësh në qytetin e Istogut. Varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e dëshmorëve në Koshare, kurse sot për nderë të policit Demaj në Kosovë është shpallur ditë zie.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka thënë se ky rast tragjik tregon gatishmërinë e institucioneve të sigurisë që rrezikojnë jetën për të siguruar mirëqenien e qytetarëve.
“Shumë tragjike. Shfrytëzoj rastin me i shpreh ngushëllime familjes se policit. Kjo tregon qe institucionet e sigurisë rrezikojnë jetën për të siguruar pronën jetën dhe mirëqenien e qyfterëve. Është një mision i jashtëzakonshme që kryen policia e Kosovës. Me një fjalë për këtë polici që kemi ne sot është një mekanizëm i tërë i burrave dhe grave të cilët me uniformë apo pa uniform kujdesën për qytetarët. Dëshiroj dhe shpresoj që raste tragjike të mos kemi sikur ai”, u deklarua Limaj për arbresh.
Ai ka thënë se qeveria e Kosovës duhet të punoj në mënyrë urgjente që të sigurojnë jetën e atyre që na sigurojnë jetën neve. Kujtojmë se në Istog përveç policit Demaj, i vdekur mbeti edhe grabitësi i bankës, Kamer Metaj, i cili paraprakisht kishte qëlluar për vdekje policin Izet Demaj.