Kaq para janë mbledhur për familjen e policit të vrarë Izet Demaj

Aktuale

Kaq para janë mbledhur për familjen e policit të vrarë Izet Demaj

Më: 5 janar 2019 Në ora: 20:37
Izet Demaj

Mbi 26 mijë euro janë mbledhur për familjen e policit të vrarë, Izet Demaj.

Kjo nismë që fillimisht ka synuar mbledhjen e 20 mijë eurove, ka filluar në rrjetin social “Facebook” me emrin “Fondi për policin e vrare- Heroi me i ri i Kosovës Izet Demaj”.

Deri më tani janë grumbulluar 26 mijë euro.

Sipas njoftimit, paratë e grumbulluara në fund do t’i dorëzohen familjes së policit që u vra më 27 dhjetor të vitit të kaluar.

Polici 42-vjeçar ka mbetur i vrarë, pas një shkëmbimi me armë me grabitësin, Kamer Metaj, i cili gjithashtu ka mbetur i vrarë në vend.

Izet Demaj pas vetes la gruan dhe dy vajza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat