Maloku: Largim të të rinjve nga Kosova ende mund të ketë

Aktuale

Maloku: Largim të të rinjve nga Kosova ende mund të ketë

Nga: D. B Më: 14 janar 2019 Në ora: 13:21
Albinot Maloku

Politologu Albinot Maloku ka thënë se, faktorët e mungesës së prespektivës për qytetarëve janë të ndryshëm, por thelbi është tek politikat e mbrapshta që qytetarit si alternativë po i lënë ikjen nga vendi.

“Faktorin ndërkombëtar nuk e gjejë aq në faj sa klasën politike të vendit, që secila po tregohet më pa kurrizorë se tjetra. Ajo çfarë do të duhej të bënte Qeveria është konkretizimi i hapave që ndërlidhen me ngritjen ekonomike dhe hapjen e perspektives për qytetarin. Fuqizimi i çështjes së dialogut se gjoja veç ky është problemi, është pafalshëm izoluesi kryesor i ecjeve të Kosovës. Çështja e dialogut dhe të gjitha atyre që po ndërlidhen me Serbinë janë vetëm rrugëdalje për politika të dështuara në rrafshin e zhvillimit ekonomik. Largim të të rinjve nga Kosova ende mund të ketë por nuk dua të besoj në përsëritje të imazheve të 2014”, ka thënë politlogu Albinot Maloku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat