Rikallo mund të dorëhiqet javën tjetër

Aktuale

Rikallo mund të dorëhiqet javën tjetër

Më: 26 janar 2019 Në ora: 08:50
Nenad Rikallo

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo, pritet që të dorëhiqet gjatë javës që vjen, në mënyrë që të plotësohet kushti i Partisë Socialdemokrate (PSD) për votimin e buxhetit 2019 në seancën e 31 janarit të këtij viti.

Edhe kryeministri Ramush Haradinaj ka folur dje gjatë mbledhjes së Qeverisë për mundësinë e dorëheqjes së ministrit Rikallo.

“Nëse shkarkohet Rikallo nuk është që unë po i bëj një vlerësim të punës, ai është gati në dorëheqje.

Me Listën Serbe nuk kam komunikuar, me PSD-në kemi folur për përkrahje të buxhetit.

Ne jemi tash në bisedime dhe unë jam me PSD-në”, ka thënë Haradinaj pas mbledhjes së djeshme të Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat