Isufi: Kriminelët të dënohen maksimalisht

Aktuale

Isufi: Kriminelët të dënohen maksimalisht

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 15:13
Ahmet Isufi

Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi tha se e dënojnë aktin e shëmtuar ndaj vajzës nga Drenasi, dhe kërkojnë që drejtësia të veprojë në bazë të ligjeve në fuqi.

Sipas tij, nëse ka nevojë duhet të bëhet edhe ndryshim apo plotësim i ligjeve, në mënyrë që institucionet të funksionojnë siç duhet.

Gjatë fjalimit të tij, në seancën e jashtëzakonshme, Isufi tha se duhet të kërkohet përgjegjësi më e lartë dhe kriminelët që bëjnë vepra të tilla duhet të marrin dënimin maksimal.

Isufi: Të kërkohet përgjegjësi e lartë dhe kriminelët të dënohen

“Por si deputet ne e kemi obligim të japim ide për zgjidhje konkrete, të cilat mundësojnë që mos të ndodhin veprime të tilla në shoqërinë tonë. Ne duhet të kërkojmë nga institucionet edukativo-arsimore, të shtohet kujdesi dhe përgjegjësia, dhe kjo veçmas vlen edhe për komisionet parlamentare të cilat duhet të bëjnë një monitorim më të madh të zbatimit të ligjeve, dhe angazhimit të drejtpërdrejtë në këtë segment, në mënyrë që në institucionet tona të ketë një angazhim permanent, profesional dhe që nuk ka  devijime të tillë. Kemi obligim që përmes komisioneve përsëri të monitorojmë ato çështje që kanë të bëjnë me zbatimin e rendit dhe ligjit, të kërkohet një përgjegjësi më e lartë dhe të gjithë ata kriminelë të cilët bëjnë veprime të tilla të dënohen me dënimet maksimale që janë me ligjet në fuqi”, tha ia.

Ai tha se inkurajojnë të gjitha gratë dhe vajzat që mund të jenë pre e veprimeve të tilla, të lajmërojnë institucionet përkatëse dhe drejtësia e vihet në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat