Ish-ushtarja e UÇK-së thërret protestë: Kërkon ligjin e vlerave të luftës, largimin e veteranëve të rrejshëm...

Aktuale

Ish-ushtarja e UÇK-së thërret protestë: Kërkon ligjin e vlerave të luftës, largimin e veteranëve të rrejshëm...

Nga: N.Sh Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 09:56
Valentina Haliti

Ish-ushtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Valentina Haliti, e cila kishte luftuar në Brigadën 112 Arben Haliti, ka ftuar familjet e dëshmorëve, familjet e martirëve, familjet e të pagjeturve dhe invalidët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që me 15 shkurt, në orën 12:00 të dalin në sheshin Skënderbeu në Prishtinë që të protestojnë në mënyrë paqësore duke i kërkuar drejtat e tyre, të cilat, sipas saj, po u mohohen.

Ajo thotë se, Ushtria Çlirimtare e Kosovës është themel i Kosovës, dhe duhet që të trajtohet në mënyrë adekuate dhe me të drejta ligjore.

Sipas saj, me përbuzje dhe padrejtësi edhe sa duhet që të durojnë?

Nga shumë kërkesa, ajo kërkon dhe largimin e veteranëve të rrejshëm nga lista e veteranëve të vërtet.

Ja thirrja e saj:

Kush shkelë mbi Ligjin e Çlirimtarëve,

Shkelë mbi Gjakun dhe Plagët e Lirisë,

UÇK deri në përjetësi.

Të nderuara familje të dëshmorëve,

Të nderuara familje të martirëve,

Të nderuara familje të të pagjeturve,

Të nderuar invalid të UÇK-së

Të nderuar veteran të vërtetë të UÇK-së.

Ju ftojmë të premten me dt. 15.02.2019 në orën 12:00 në sheshin Skënderbeu në Prishtinë të dalim në protesta paqësore duke kërkuar të drejtat që na mohohen,

1) Të amadamentohet ligji i vlerave të luftës, që ç'do anëtar i këtyre kategorive të mbrohet me ligj,

2) Të hiqen veteranet fals.

3) Të përmbyllet lista definitive.

4) Të trajtohen në mënyrë të denjë Dëshmorët dhe familjet e tyre.

5) Të rriten pensionet e familjarëve të dëshmorëve, martirëve, pensionet për invalid dhe veteran.

6) Të kenë të drejtë pune veteranët pasi pensioni është benefit dhe jo pagë dinjitoze.

7) Të rimbursohen ilaçet për invalid.

8) Veterani i vërtetë të ketë të drejtat kudo që jeton tani pasi në luftë ka qenë këtu.

UÇK është themeli i Kosovës dhe duhet të trajtohet në mënyrën adekuate me të drejta ligjore,

Mjaftë më me përbuzje dhe padrejtësi edhe sa duhet te durojmë, nëse nuk përfillemi nga shteti dhe nga organizata e OVL s jemi të zotë të vetes do kërkojmë drejtësi ashtu si kërkuam Lirinë e popullit!!

Edhe sa duhet të ndajmë pensionet përgjysmë me falset??

Lavdi dëshmorëve!!

Lavdi martirëve!!

Respekt familjarëve të tyre!!

Respekt invalidëve!!

Respekt Çlirimtarëve!!

Ndajmë dhimbjen me gjithë familjaret e të humburve!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat