“Kur LDK udhëheq Qeverinë, komandantët e partive qohen peshë!”

Aktuale

“Kur LDK udhëheq Qeverinë, komandantët e partive qohen peshë!”

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 23:06
Ish-komandantët e UÇK-së

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bardhyl Meta (LDK), ka kujtuar vitet 2015,2016, kur në kryeqytet kishte përmbysje, agresivitet, mollotov e gjëra të tjera. Ai, ka thënë që e gjithë kjo ishte patriotizëm i shpifur. Pasi që tash, Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, ishte dashtë që të shkrepin molltova e gaz lotsjellës kur po flitet e po negociohet hapur për kufijtë e vendit.

Ai ka shkruar se ato ngjarje me molltova nuk duhet përsëritur, mirëpo  kur LDK udhëheq Qeverinë atëherë të gjithë komandantët po  qohen peshë, ndërsa kur qeverisin bashkë bëhen dialogues të moderuar. Meta i ka cilësuar ata si të pa soj e pa kanun e atdhedashuri.

Shihni shkrimin e plotë të Bardhyl Metës.

Se si mu kujtua Prishtina e fund -Janarit 2015-te…! 
Permbysje e gjith’çkaje në Qendër të Prishtinës! 
Zjarr, huliganizëm, përmbysje, agresivitet, mollotov, digjet polici kosovar… patriotizëm i shpifur… !
– Realisht, parë nga dioptria dhe qasja e VV-AAK- Nismas – së viteve, 2015-2016të – ishte dashtë që tash e 6 muaj, me shkrepë kogja do Mollotova, Gaz-Lotsjellës dhe do Zolla me iu drejtu shumë kujt – ndërkohe qe po flitet e negociohet hapur dhe konkret, për kufijt e vendit…!?
Por, mos e bo Zot të përsëritet…!

– Pra jo se po i dua, apo i shof si zgjidhje – larg qoftë – por se si më ra ndërmend, se kur e udhëheq Qeverinë LDK-ja, atëherë, “Komandantat” e t’gjitha partive qohen peshë…, e bojnë rrokopujë…!!!?
Ndërkohë që kur Qeverisin bashkë, bohen “Misionarë pacifist” dhe dialogues të moderuar – ti thua se janë, “Murgesha Misionare t’Nanë Terezës”!
S’ka pastaj as principe, as parime as shenjtëri…!?
Popullista, t’pa soj, pa kanun e atdhedashuri…! 
– apropous: Demarkacioni, Trepça, Mitrovica, Ujmani… ah…hipokritë…!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat