Dardan Islami tregon se si nuk e la të hynte në diskotekë Enver Sekiraqën dhe si ju kundërpërgjigj ai

Aktuale

Dardan Islami tregon se si nuk e la të hynte në diskotekë Enver Sekiraqën dhe si ju kundërpërgjigj ai

Më: 3 mars 2019 Në ora: 23:31
Dardan Islami

Në dokumentarin “Triumfi dhe rënia e Enver Sekiraqës”, ka sjellur një rrëfim më ndryshe për mafiozin e Prishtinës, Enver Sekiraqa.

Viktimë e Grupit të Enver Sekiraqës nuk ishin veç ata që janë përmendur nëpër gjyqe. Kishte edhe të tjerë për të cilët as nuk është raportuar në media e as nuk janë nisur procese gjyqësore. Raste të rënda, që mund të konsiderohen edhe tentim-vrasje. Ky është Dardan Islami, një biznesmen nga Prishtina. Në kohën kur udhët iu takuan me Enver Sekiraën kishte në pronësi një klub nate. Edhe sot vazhdon të njëjtin biznes. Është kjo intervista e tij e parë për këtë rast. Flet për InDoks. Por, si e njohu grupin e Sekiraqës ai dhe si u bë viktimë e tyre?

“Edhe atëherë kur e hapen erdhën edhe sigurimi, ju kishte thënë jo. Fol me Dardanin i thanë. Ai më tha: a je pronari, thash po. Më tha po du me hy në diskotekë me pi soka me pagu. Nuk po du probleme as me ty as me tjetërkond. A bon me hy? –më tha. I thash nuk bën. Ai kishte respekt për njërin prej shefit të sigurimeve dhe më tha që hatri i tij nuk po bëj probleme këtu. A po njeh ti mu-më tha. I thash po. Reagun njerëzit e tij, por i ndali njeriu i sigurimit dhe më tha: Unë jam Enver Sekiraqa dhe takohum na tjera herë”.

“Është punë që pas një muaji e gjysmë, ishte vetë në Papilon. I kishte dërguar tre vetë. Ka qenë edhe djali i axhës së tij – ky Luli që është arrestuar prej tifozëve të Dardanëve. Ka qenë edhe Baci i Barilevës, dhe me stupc të bejsbollit më sulmuan pas shpinës. Ishte një ditë e diele gjatë verës, pasdites. Më rrahën, më rrëzuan, m’i thyen saksitë në kry. Dita me u rujt koxha mirë. Fati. Më therrën katër herë afët veshkave, por shpëtuan veshkat. Ma kanë dëmtuar nervin e këmbës, në dorë, në kuk, por shpëtova”, ka thënë Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat