Mustafa: Klinkel dha kontribut të jashtëzakonshëm në zgjidhjen e konfliktit të Kosovës

Aktuale

Mustafa: Klinkel dha kontribut të jashtëzakonshëm në zgjidhjen e konfliktit të Kosovës

Më: 5 mars 2019 Në ora: 19:24
Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka dërguar një telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së ish-ministrit të Jashtëm gjerman, Klaus Kinkel.

Në këtë telegram Mustafa ka shkruar se Kinkel dha kontribut të jashtëzkonshëm në zgjidhjen e konfliktit të Kosovës gjatë të 90-tave.

Më poshtë telegrami i plotë:

Me rastin e vdekjes të ish-ministrit të Jashtëm gjerman, Klaus Klinkel, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dërgon këtë telegram ngushëllimi:

“Me dhimbje mora lajmin për vdekjen e mikut të Kosovës, Klaus Klinkel.

Klinkel dha një kontribut të jashtëzakonshëm në zgjidhjen e konfliktit të Kosovës gjatë viteve të 90-ta, prandaj vdekja e tij na pikëlloi shumë. Ai përveç se do të mbahet mend për politikën në Gjermani, do të kujtohet edhe nga qytetarët e Kosovës për mbështetjen që i dha qytetarëve tanë për lirinë.

Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës ju shpreh ngushëllime të gjithë qytetarëve gjerman”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat