Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se e mirëpret vizitën e nesërme të nënskryetarit amerikan të Shtetit për Çështje Politike, David Hale.
Me këtë rast ai nuk ka treguar se çfarë do të jetë porosia e zyrtarit të lartë amerikan i cili vie në Kosovë për mundësinë e përfundimit të marrëveshjes dhe pezullimit të taksës, por sipas Haradinajt, Kosova e ka marrë seriozisht dialogun, sidomos pas miratimit të Platformës së Dialogut.
Kur është pyetur për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë që e ka thirrur presidenti serb, Aleksandar Vuçiq për Platformën e Dialogut të miratuar dje, Haradinaj i është përgjigjur gazetarëve me ironi duke iu thënë gazetarëve ” Natën e Mirë”.