Kosovës nuk i duhet njohja e Serbisë në rast se cenohet territori

Aktuale

Kosovës nuk i duhet njohja e Serbisë në rast se cenohet territori

Më: 10 mars 2019 Në ora: 08:18
Harta e Kosovës

Serbia do e njeh Kosovën vetëm nëse marrin diçka në këmbim. Qëndrimin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, opozita parlamentare në Kosovë e sheh si të pamundshme. Sipas tyre, Kosova nuk ka çfarë t’i japë Serbisë.

Serbia në fillim duhet të kërkoj falje për krimet dhe gjenocidin në Kosovë e pastaj të diskutohet për çështje të tjera, thotë për arbresh.info shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.

“Kosova e ka fituar lirinë dhe pavarësinë me gjakun e dëshmoreve dhe të rënëve. Nuk kemi asgjë për t’i dhënë Serbisë në këmbim të njohjes. Atë që mund t’i ofrojmë është vetëm marrëdhëniet fqinjësore të mira, por paraprakisht duhet një kërkim falje nga ana e Serbisë për krimet dhe gjenocidin, kthimin e të pagjeturve dhe dëmshpërblimi sipas konventave ndërkombëtare”, është shprehur Hoti.

Ndërsa deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se institucionet e vendit janë në gjendje të japin edhe territor Serbisë vetëm për të marr njohje nga Serbia.

Sipas Haxhiut, Kosovës nuk i duhet njohja nga Serbia nëse cenohet territori i Kosovës.

“Arsyet se pse ne e kundërshtojmë procesin aktual të dialogut me Serbinë është pikërisht këta njerëz të cilët janë në institucionet e vendit , kanë dhënë tregues të qartë që janë në gjendje të bëjnë gjithçka , madje që të falin edhe territore të Republikës së Kosovës sërish vetëm për të marr njohje nga Serbia. Në fakt çka na duhet njohja e Serbisë nëse Kosova cungohet në vazhdimësi ose kur cenohet territori ose sovraniteti i Republikës. Në këtë kuptim ne kemi thënë në vazhdimësi se nuk mund të nisim dialogun me Serbinë, pa i pasur së pari kushtet që shteti i Kosovës ja paraqet Serbisë, para çfarëdo faze të dialogut me Serbinë, duke nisur nga njohja si pikë e parë para futjes në dialog duhej të ishte njohja nga Republika e Serbisë. Sepse ne duhet të hymë në dialog si dy shtete të barabarta, por duke na garantuar se nuk cenohet as sovraniteti dhe as territori i Republikës së Kosovë” deklaroi Haxhiu.

E Partia Socialdemokrate, e cila për dallim nga dy partitë tjera opozitare LDK-ja dhe LVV-ja, është e përfshirë direkt në procesin e negociatave me Serbinë, duke besuar se Serbia do ta njohë Kosovën, pastaj do të kenë një marrëveshje mes dy shteteve.

“Platforma e Delegacionit Shtetëror që ka miratuar Partia Socialdemokrate brenda organeve të saj përkufizon qartë kornizën dhe përmbajtjen e qëndrimeve tona për dialogun me Serbinë. Në Platforme janë edhe temat që besojmë se duhen të trajtohen në dialog me Serbinë, ku njohja e Republikës së Kosovës nga Serbia është kusht për arritjen e ndonjë marrëveshje eventuale”, tha për arbresh.info zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi.

Shpeshherë kontradiktor në qëndrime është shprehur kreu i shëtit, Hashim Thaçi, rreth përcaktimit të kufirit me Serbinë, në kohën kur Kosova ka hyrë në fazën finale të negociatave. Pavarësisht kësaj, në Platformën për Dialogun nuk parashihet edhe përcaktimi i kufirit ndërmjet dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat