Mësohet identiteti i personave të vdekur në aksidentin në Duhël, 23, 21 dhe 20 vjeç

Aktuale

Mësohet identiteti i personave të vdekur në aksidentin në Duhël, 23, 21 dhe 20 vjeç

Më: 16 mars 2019 Në ora: 15:01
Pamje nga vendi i ngjarjes

Tre persona kanë humbur jetën sot në aksident të rënd trafiku në fshatin Duhël. Viktimat janë prej moshës 20 deri 23 vjeç.

Në këtë aksident janë përfshirë një makinë e tipit Golf 6 dhe dy kamion.

Tre personat që mbetën të vdekur janë S.T viti i lindjes 1996, L.R viti i lindjes 1998, V.H viti i lindjes 1999.

“Mund të konfirmoj si aksident në Duhël, ku dyshohet se kanë humbur jetën tre persona”, tha policia.

Në vendin e ngjarjes ka dalur policia, emergjenca dhe prokuroria. Ndërsa, kryetari i Suharekës Bali Muharremaj ka ngushëlluar familjet dhe ka thënë se viktimat janë dy nga Prishtina dhe një nga Lipjani.

Ndryshe, numri i aksidenteve me fatalitet është shtuar së fundi. Për këtë Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunkacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat