Limaj nderon shqiptarët e rënë në betejën e Çanakalasë

Aktuale

Limaj nderon shqiptarët e rënë në betejën e Çanakalasë

Më: 19 mars 2019 Në ora: 20:27
Fatmir Limaj dhe Bekim Jashari

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmri Limaj dhe kryetari i Komunës së Skenderajt, kanë marrë pjesë në shënimin e 104-vjetorit të betejës së Çanakalasë.

“Në nderim të shqiptarëve të rënë në këtë beteje, vendosëm lule pranë varreve të tyre. Beteja e Çanakalasë është ndër betejat më të mëdha që njeh bota, ku ranë mijëra shqiptarë”, ka shkruar Limaj në Facebook. 

Postimi i Limajt në Facebook:

Bashkë me ambasadorin e Kosovës në Turqi, Avni Spahiun, kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari dhe drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Përkujtimore, Bislim Zogaj, morëm pjesë në shënimin e 104-vjetorit të betejës së Çanakalasë. Në nderim të shqiptarëve të rënë në këtë beteje, vendosëm lule pranë varreve të tyre. Beteja e Çanakalasë është ndër betejat më të mëdha që njeh bota, ku ranë mijëra shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat