Vëllezërit Haradinaj bëhen bashkë, u mungon plaku!

Aktuale

Vëllezërit Haradinaj bëhen bashkë, u mungon plaku!

Më: 23 mars 2019 Në ora: 22:54
Familja Haradinaj

Familja Haradinaj njihet si një prej familjeve më të bashkuara.

Derisa në qershor të vitit të kaluar, kryefamiljari Hilmi Haradinaj ndërroi jetë pas një sëmundje, djemtë e tij vazhdojnë ta kujtojnë atë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka publikuar sonte në profilin e tij një fotografi me vëllezërit Dautin e Frashërin si dhe nipin Luanin.

Ajo që bie në sy është mbishkrimi që Haradinaj i ka vënë fotos së publikuar.

‘Pa plakun!’ shkruan Haradinaj në foton që duket se është bërë në Gllogjan. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat