Apeli i veprimtarit dhe i ish-shok i Thaçit dhe Veselit: Keni kujdes nga Zvicra, sepse mund të qesin të palara të mëdha

Aktuale

Apeli i veprimtarit dhe i ish-shok i Thaçit dhe Veselit: Keni kujdes nga Zvicra, sepse mund të qesin të palara të mëdha

Nga: N.Sh Më: 27 mars 2019 Në ora: 17:24
Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi

Sali Rexhaj, ish-aktivist politik në Kosovë, tani mërgimtarë në Zvicër, dhe ish-shok i studimeve të presidentit aktual të Kosovës, Hashim Thaçi, e ka komentuar deklaratën e ambasadorit të Zvicrës i cili theksoi se në Kosovë politikanët po vjedhin.

Rexhaj, thotë se duhet të kenë kujdes Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli me Zvicrën se mund të qesin shumë të palara të mëdha për këta.

Sipas Rexhës, Thaçi e Veseli kanë jetuar në Zvicër, por askush nuk iu ka thënë puna e mbarë, ndërsa sot janë të dytë milioner me komplet klanin Pronto.

Image
Sali Rexhaj

“Në fjalimin e ambasadorit zviceran, se nuk ka kuptim që shteti i Zvicrës të investoj në ujësjellës kur politikanet vjedhin kaq shumë në Kosovë, me theks të veçantë në hajnin me numrin enorm të veteranëve, Kadri Veseli i qenka përgjegjës se Drenica ka dhënë shume luftëtar dhe se nga Drenica vie edhe presidenti i Kosovës.

Kadri, jo vetëm qe i ke vërtetuar fjalët e ambasadorit, po ke kujdes me Zvicrën se mundë të qesin të palara të mëdha, këtu keni jetuar ti e Hashimi me vite të tëra, kurrë askush puna e mbarë nuk u ka thënë, dhe sot jeni të dytë milioner, me komplet klanin Pronto.

Madje ka shumë veteran që luftën e kanë kaluar në Zvicër e sot marrin paga në emër të luftës, veteran të bahnhofave, munde të thuhet lirishtë”, shkruan Rexhaj në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat