Rexhep Selimi kujton Enver Zymberin, përmend përgjegjësin për kurthin që i vuri...

Aktuale

Rexhep Selimi kujton Enver Zymberin, përmend përgjegjësin për kurthin që i vuri...

Nga: H.O. Më: 3 prill 2019 Në ora: 12:59
Rehep Selimi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi në postim të tij në Facebook ka kujtuar ditëlindjen e Heroit të Kosovës, Enver Zymberi.

AI thotë se edhe tetë vite pas vdekjes së tij ende nuk ka drejtësi për këtë vrasje, ndërsa në krye të shtetit të Kosovës ende është përgjegjësi kryesor që i vuri kurth Policisë së Kosovës.

Postimi i plotë:

3 Prill,

Ditëlindja e Heroit Enver Zymberi

 

Sot është ditëlindja e Enver Zymberit. Sot familja dhe kolegët e tij të punës do t'ia uronin ditëlindjen e tij të 40-të.

Enveri lindi më 3 Prill 1979 në Dubovc të Vushtrrisë. Ishte zyrtar policor në Policinë e Kosovës. Shërbente me nder e përkushtim siç kishte shërbyer edhe si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në luftë.

Kaluan rreth 8 vite prej kur më 26 korrik 2011 Enver Zymberi u vra në rajonin e Leposaviqit në një pritë që ia zunë Policisë dhe shtetit të Kosovës.

Enveri u vra sepse ra në prite të grupeve kriminale të Serbisë brenda në Kosovë por edhe pse na ra në kurthin e parapolitikës së udhëhequr nga urdhëdhënës qeveritaro-policor.

Edhe 8 vite pas rënies së Enverit nuk ka drejtësi as për Enverin e as në vendin ku ra Enveri. Edhe tetë vite pas, atje ende veprojne grupe kriminale që vranë Enverin, ashtu siç në krye të shtetit të Kosoves ende është përgjegjësi kryesor që i vuri në kurth Policinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat