Labinot Tahiri ua thotë hapur rinisë: Dilni në rrugë protestoni për drejtësi, punë dhe zhvillim

Aktuale

Labinot Tahiri ua thotë hapur rinisë: Dilni në rrugë protestoni për drejtësi, punë dhe zhvillim

Nga: N.H Më: 7 prill 2019 Në ora: 23:10
Labinot Tahiri

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, ka kërkuar nga rinia kosovare që nëse kërkojnë drejtësi, punë dhe zhvillim, të dalin në rrugë dhe të protestojnë.

Përmes një reagimi në rrjete sociale, Tahiri, ka thënë se që nga paslufta politika ia ka shkatërruar ardhmërinë qytetarëve të Kosovës.

Sipas Tahirit, tanimë të gjithë kanë “zero shpresë për një jetë më të mirë”, duke përmendur edhe ikjen e ish-ushtarit të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi.

“Kërkoni drejtësi, punë e zhvillim, dilni në rrugë protestoni për çdo gjë që ju takon, e mos ua plotsoni deshirat vartësve tuaj politiko partiake duke heshtur gjithmonë”, thotë Labi në postimin e tij.

Ja shkrimi i tij:

Jeta e të rinjëve dhe e studentëve që nga viti 2000 e deri më sot në vitin 2019 , ku siq duket politika e vendit po e pushkaton ardhmerinë saj!

Shpresat ZERO për një jetë të mirë! 
Çdo i dyti djalë apo vajzë tregon dëshpërimin që kanë ndaj politikës ndervite që ka ndodhur në këtë vend! 
Premtime boshe! 
Nga ato 200.000 e 150.000 vende pune të cilat nuk i perjetoi askush!!!

Nëse vertetë do të ndodhë një dalje e pa kontroluar e rinisë drejtë rrugëve të Evropës, lirisht mund ta quajmë se ne si klasë politike po bëjmë pushkatimin e Rinisë!

Koha do na denojë.

Deklarata e ish Ushatarit të UÇK-së , Z . Xhevdet Qeriqit, se do të lëshojë Kosovën , për faktin se kētu kanë vdekur shpresat, dhe deshperimi i rinisē, kjo tregon gjendjën e këtij vendi!

Duhet vedisuar dhe duhet të zgjohet intelegjenca e rinisë dhe të mirreni me gjendjen tuaj!

Kërkoni drejtësi, punë e zhvillim, dilni në rrugë protestoni për çdo gjë që ju takon, e mos ua plotsoni deshirat vartësve tuaj politiko partiake duke heshtur gjithmonë.

Me shpresë për një jetë më të mirë dhe i gatshëm në çdo lobim të semirës, Labinot Tahiri Ferizaj Kosove e Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat