Kadri Veseli godet Aleksander Vuçiqin: Këto janë provokimë të presidentit serb!

Aktuale

Kadri Veseli godet Aleksander Vuçiqin: Këto janë provokimë të presidentit serb!

Nga: N.H Më: 9 prill 2019 Në ora: 15:07
Aleksander Vuçiq dhe Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një shkrimi në Facebook, ka reaguar duke thënë se është e papranueshme dhe e patolerueshme gjuha e urrejtjes dhe raciste e përdorur nga njëri prej bartësve të institucioneve i deleguar nga Lista Serbe.

Sipas Veselit, deklarata të tilla me gjuhë të urrejtjes kanë një burim dhe janë provokime nga ana e Aleksander Vuçiq.

“Deklarata të tilla me gjuhë të urrejtjes kanë një burim dhe janë provokime nga ana e Aleksander Vuçiq për të shkaktuar tensione në Ballkan dhe Kosovë. Ne nuk do lejojmë që Kosova të përdoret si mjet që dikush në Serbi të mbajë pushtetin”, ka shkruar Veseli.

Ja shkrimi i tij:

Është e papranueshme dhe e patolerueshme gjuha e urrejtjes dhe raciste e përdorur nga njëri prej bartësve të institucioneve i deleguar nga Lista Serbe.

Deklarata të tilla me gjuhë të urrejtjes kanë një burim dhe janë provokime nga ana e Aleksander Vuçiq për të shkaktuar tensione në Ballkan dhe Kosovë. Ne nuk do lejojmë që Kosova të përdoret si mjet që dikush në Serbi të mbajë pushtetin.

Bashkimi Evropian duhet të reagojë ndaj këtyre provokimeve të hapura nga Serbia dhe Vuciqi.

Institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të punojnë për integrimin e serbëve në Kosovë, por assesi nuk do të bashkëpunojmë me ata që kanë qëllim të ndjellin urrejtje dhe frikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat